Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka përgëzuar institucionet e marra ndaj Koronavirusit.
I pari i kryeqytetit ka propozuar që të suspendohen tubimet e mëdha, si parandalim ndaj përhapjes së mundshme ndaj këtij virusi.
“Tashmë është e konfirmuar që gati çdo shtet i regjionit ka raste të konfirmuara të Koronavirusit. Kjo do të thotë se gjasat janë shumë të mëdha që edhe në Kosovë të ketë raste edhe pse natyrisht jo të konfirmuara.
Përderisa i përgëzoj institucionet për vigjilencën deri tani, tanimë po i shohim reagimet e krejt shteteve tjera që po reagojnë në ndalimin e përhapjes disa ditë pasi që po konfirmohen shumë raste.
Mirë do të ishte që si Kosovë që nga tani t’i suspendojmë tubimet e mëdha publike si parandalim e jo më vonë si reaksion.
Nuk ka vend për panik, vetëm se ka hapësirë për të ndaluar përhapjen e virusit i cili po mund edhe shtetet më të zhvilluara e më të organizuara se Kosova” shkruan Ahmeti në Facebook.