Policia e Shtetit ka arrestuar në flagrancë një pronar të varkave në plazhin e Durrësit. Specialistët për Krimet në Stacionin e Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin A.S., 23 vjeç, banues në Durrës.
Sulo, më datë 03.09.2017, në lagjen Nr.13, Plazh u kap në flagrancë nga Shërbimet e Policisë duke i vjedhur çantën me 200 € dhe 5 celularë disa shtetasve kosovarë (grup ansambli të cilët kishin ardhur me pushime).
Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera u dokumentua se shtetasi i mësipërm po ditën e djeshme për motive të dobëta, ka goditur me grushta shtetasin B.L. 25 vjeç, banues në Kosovë, transmeton KosovaPress.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Dëmtime të tjera me dashje”dhe “Vjedhja”parashikuar në nenet 90 dhe 134/1 të Kodit Penal.