Rajon & Botë

Pronari i një dyqani në Miami të SHBA-ve e sheh ferrin me sy (VIDEO)

Një video e publikuar më poshtë shfaq disa pamje të habitshme ku tregon një dyqan në Miami i rrethuar me ujë pas uraganit Irma.

Dyqani i paidentifikuar që duket se shetë bizhuteri tregon se uji ka mbërritur një nivel të lartë deri në dritaret e tij, raportoi “Daily Mail”, transmeton Periskopi.

Reporteri Josh Benson me WFLA ka publikuar disa video në Twitterin e tij dhe në të njejten kohë ai ka shkruar: ‘Pronarët e dyqaneve në #Miami shikojnë si dyqani i tyre është i rrethuar me ujë. Çfarë ndjenje e tmerrshme dhe e pakëndshme. #HurricaneIrma #Irma.’

Mesa duket përmbytjet në këtë vend kanë rritur nivelin e ujit deri në një ose dy inch.

Më shumë se tre milionë njerëz janë pa energji në Florida për shkak të stuhisë që tani konsiderohet si stuhia e kategorisë 2.

Qendra Kombëtare e Uragani tha se era e uraganit Irma ishte në 110 milje për orë, pak më poshtë statusit të stuhive të mëdha./Periskopi/

Kliko KETU per ta pare videon