Është promovuar monografia me titull “Djaloshi me dy zemra” – Aushvici i Krushës së Madhe, e autorit Nusret Pllana.
Në këtë promovim të pranishëm ishin familjarë, profesorë universitarë dhe qytetarë të tjerë.Ipeshkvi i Kosovës, Don Lush Gjergji, tha se “kur zemra është plotë atëherë goja është e zbrazët”, raporton Ekonomia Online.
“Sot nuk është e lehtë në këtë ditë përkujtimore të martirëve tanë të flasim diçka, sepse ata kanë folur dhe kanë shkruar me gjakun e tyre histori”, theksoi ai.