Arsim & Kulturë

Promovohet dokumentari “Ditën kur të njoha ty”, dedikuar Profetit Muhamed a.s

Agjenda e shënimit të Muajit të Ramazanit vijon me dinamikën e paraparë. Në teatrin e qytetit në Gjilan, u promovua dokumentari “Ditën kur të njoha ty”, nga autori Rashit Zylfiu, dokumentar ky që në vete ngërthen njohjen dhe kuptimin e mesazheve të lëna nga i dërguari i krijuesit, për të cilat shumë njerëz janë kurioz ti dijnë.

Pjesë e të pranishmëve ishin shumë figura eminente në vendin tonë dhe me gjerë, të cilët përkrahën një projekt madhështor, të paparë dhe të pa dëgjuar ndonjë në viset shqiptare.

I pranishëm, gjithashtu ishte edhe Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili theksoi se ndihet i lumtur që qyteti i Gjilanit ka kuadro dhe kapacitet të prodhojë këso dokumentaresh që janë unike në trojet shqiptare.

“Është nderë që të marrë pjesë në këtë kreativitet që është bërë, pasi jemi komuna e parë që prodhojmë një dokumentarë në lidhje me figurën dhe veprën e Profetit”, theksoi Haziri.

Vetë autori i dokumentarit, Rashit Zylfiu shpjegoi dashurinë dhe nostalgjinë se pse vendosi të prodhojë këtë dokumentar për të dërguarin e Zotit.

“Dashuria e madhe ndaj Profetit më dha guxim që ta marri lapsin në dorë dhe të shkruaja një ese. Një ese e mbushur me emocione, ndjenja dhe dashuri, që më pas do të bëhej pjesë e dokumentarit. Për ti nxjerrë në pah ndjenjat dhe emocionet përballë figurës së tij, kemi punuar shumë gjatë. Andaj jam i gëzuar që kemi arritur një përfundim kaq madhështor”, tha Zylfiu.

Njëri ndër protagonistët e këtij dokumentari, Fadil Maloku, i cili vlerësoi lartë punën e bërë në këtë projekt.

“Ky dokumentar është një shenjë e qytetërimit të fortë dhe dashurisë së madhe ndaj Profetit të Zotit. Ndjehem i nderuar që isha pjesë e tij”, theksoi Maloku.

Me rastin e promovimit të dokumentarit u shtrua edhe iftar për të gjithë të pranishmit. Vlen të theksohet se autori morri shumë lavdata pas përfundimit të manifestimit, duke i dhënë atij vullnetin për të vazhduar me projekte të rradhës.

Rashit Zylfiu, autor i dokumentarit
Rashit Zylfiu, autor i dokumentarit
Lutfi Haziri, kryetar i komunës së Gjilanit
Lutfi Haziri, kryetar i komunës së Gjilanit
Fadil Maloku, sociolog
Fadil Maloku, sociolog

Promo e dokumentarit “Ditën kur të njoha ty”