Aktuale

Prokuroria: S’ka të dyshuar për sulmin në Kuvend

Prokurori kujdestar në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, Ilaz Beqiri ka thënë se nuk ende nuk janë identifikuar të dyshimtë për këtë rast.

Prokuroria Themelore e Prishtinës është duke i ndërmarrë veprimet hetimore në përpjekje për t’i zbardhur rrethanat në të cilat u sulmua Kuvendi i Kosovës, por ende nuk ka asnjë të dyshuar për këtë sulm.

“Ne i kemi ndërmarr veprimet e paraparë hetimore, kemi identifikuar motoçikletën dhe vendin ku është djegur ajo, por ende nuk kemi të dyshuar lidhur me rastin”, tha Beqiri për KALLXO.com.