Prokurori i Shtetit bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, janë ngritur dymbëdhjetë aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, nga prokurori i shtetit janë ndaluar 3 persona për 48 orë, si dhe janë bërë dy 2 kërkesa për caktimin e paraburgimit të 2 personave, për vepra të ndryshme penale./Front Online/