Aktuale

Prokuroria kërkon paraburgim për personin që iu zunë mbi 1 mijë kilogramë mish të prishur

Prokuroria Themelore e Pejës ka kërkuar paraburgim ndaj të pandehurit S.Sh, pasi që i njëjti kishte kryer veprën penale “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimore”.

Prokuroria Themelore e Pejës, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesën pranë Gjykatës Themelore në Pejë, për caktimin e masës se paraburgimit kundër të pandehurit S.Sh., për shkak se i njëjtit kishte për të kryer vepër penale “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimore”, shkruan lajmi.net.

Siç bëhet e ditur në njoftim, Prokuroria Themelore e Pejës ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve në drejtim të kësaj vepre penale, për shkak se me datën 16 janar të vitit 2019, i janë gjetur mbi një mijë kilogramë mish të dëmshëm për konsumim njerëzor.

Seanca e procedurës së paraburgimit pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake, i cili do vendosë lidhur me kërkesën e prokurorisë. /Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli