Aktuale

Prokuroria jep fjalën përfundimtare për rastin e imamit Shefqet Krasniqi

Ka filluar prezantimi i fjalës përfundimtare në gjykimin që po zhvillohet ndaj ish-imamit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, i cili po akuzohet për vepra penale që ndërlidhen me terrorizëm.

Prokurori i rastit, Elez Blakaj, gjatë prezantimit të fjalës përfundimtare, ka thënë se gjatë gjykimit është vërtetuar se Krasniqi i ka kryer veprat penale me të cilat ngarkohet.

Krasniqi akuzohet se përmes ligjëratave, ka shtyrë qytetarët që t’i bashkohet luftës në Siri, ka përdorur thirrje të tërthorta për të kryer vepra terroriste, si dhe sipas prokurorit, ish-imami ka përdorur gjuhë të urrejtjes gjatë ligjëratave.