Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari, ka dhënë detaje të reja për Gazetën Express lidhur me vrasjen që tronditi Ferizajn rreth një orë më parë. Viktima që humbi jetën nga arma e zjarrit është M.A (gazeta e di identitetin e plotë të tij), ndërsa i dyshuari është SH.R, i cili është identifikuar nga policia dhe shpejt pritet të arrestohet
Kryeprokurori Shukri Jashari ka thënë motivet e vrasjes ende nuk dihen ndërsa ka dhëne detaje të reja për rastin.
“Rreth orës 12:30 në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj ka ndodhur një vrasje viktima është M.A kurse i dyshuari SH.R,. I dyshuari është largu nga vendi i ngjarjes. Por i njejti është identifiku dhe pritet të arrestohet nga policia”, tha Jashari për Gazetën Express.
Lajmin e ka ka konfirmuar Policia e Kosovës për Gazetën Express
Agim Gashi nga policia rajonale e Ferizajt tha se mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë ndërsa policia po merret me rastin.
“Rreth orës 12:30 ka ndodhur rasti. Bëhet fjalë për një gjuajtje me armë zjarri, një person ka ndërruar jetë sipas mjekut kujdestar, është i moshës 25-30 vjeç, policia po merret me rastin”, tha Gashi./Express