Prokuroria Themelore në Gjakovë thotë se turpi i pajetë është gjetur në orët e para të mëngjesit pikërisht rreth orës 06:00.
“Prokuroria Themelore në Gjakovë iu njofton se sot, në orët e para të mëngjesit pikërisht rreth orës 06:00, në fshatin Qifllak, Komuna e Rahovecit, është gjetur një trup i pa jetë, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri. Viktima N.M., ishte 32 vjeç dhe trupi i të njëjtit eshtre gjetur në oborrin e shtëpisë së tij”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë në Gjakovë.
Prokurori i Shtetit ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, dhe me urdhër të tij, trupi i pa jetë, është dërguar për autopsi, në Institutin e Mjekësisë Ligjore. /FaktePlus