Aktuale

Prokuroria italiane e shqetësuar: Mafia shqiptare, rol kryesor në trafikun e drogës

Hetimet e prokurorisë kanë zbuluar prezencën në vend të grupeve kriminale të përbëjnë nga shtetet e ish-Juosllavisë dhe Shqipëria, Greqia, Bullgaria, që me kalimin e viteve, kanë marrë një peshë të konsiderueshme në skenën kriminale kombëtare, shkruajnë mediat italinane.

Kuadri i “krimit ballkanik” është nën monitorim dhe është pjesë e një raporti nga prokuroria kombëtare antimafia, ndërsa shqiptarët zënë një pjesë të konsiderueshme në krim.

Në 31.05.2015., të burgosurit shqiptarë, me 13.8% të totalit, formonin grupin e tretë etnik për praninë në burgjet italiane.

Shoqatat kriminale shqiptare kanë konsoliduar pozicionin e tyre kriminal duke nisur ndërveprimet me organizatat kriminale endogjene të rëndësishme dhe duke zhvilluar marrëdhënieve ndërkombëtare, raportojnë mediat italiane, shkruan Syri.net.

Në veçanti, në trafikun ndërkombëtar të drogës, grupet kriminale shqiptare luajnë një rol kryesor, të siguruar, përveç një pranie në shumë rajone të Italisë, me një lidhje të vazhdueshme me klanet në Atdhe dhe qelizat operative në Spanjë dhe vendet e Europës veriore.