Aktuale

Prokuroria: Iraniani nuk është arrestuar

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se nuk është arrestuar shtetasi iranian H.A.B., por ndaj tij është ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, për katër vepra penale për parandalimin e pastrimit të parave dhe parandalimin e financimit të terrorizmit.

Prokurorja e rastit nga PSRK-ja ka kërkuar nga Gjykata që të akuzuarin të shpallë fajtor për kryerjen e veprave penale, si dhe të shqiptohet dënimi plotësues: Ndalimi i ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës, konfiskimi i shumës prej 30.000,00€ si dhe Dëbimi i të huajit nga territori i Republikës së Kosovës.

Rasti është duke vazhduar në procedurë të rregullt./KP