Pas kapjes me 863 mijë euro në makinë të Orest Sotës prokurorët e Krimeve të Rënda janë përqendruar për të zbuluar lidhjen e mundshme të biznesmenit dhe ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Verifikimet e kryera në sistemin TIMS nga ana e prokurorisë kanë ngritur pretendimin se ish-ministri Tahiri ka dalë nga pika e Muriqanit me makinën e Orest Sotës.
Prokurorët pretendojnë se kanë zbuluar që nga kjo pikë në të njëjtën ditë ka dalë me makinën e tij ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, bën me dije Report TV.
Po sipas prokurorëve, nga verifikimet në TIMS është zbuluar se në kthim, ish-ministri i Brendshëm Tahiri ka hyrë në territorin shqiptar nga pika kufitare e Muriqanit, duke përdorur automjetin në pronësi të Orest Sotës.
Ndërsa ky i fundit sipas burimeve nga prokuroria ka hyrë në territorin shqiptar nga pika e Murriqanit duke përdorur automjetin e Saimir Tahirit.