Prokurori i Stambollit ka urdhëruar sot arrestimin e 125 oficerë të policisë, si pjesë e hetimit ndaj lëvizjes fetare të Fethullah Gulen, të cilën Qeveria turke e fajëson për puçin e pasuksesshëm ushtarak më 15 korrik, raporton agjencia e lajmeve Anadolu.
Kjo është vala e dytë e arrestimeve që nga 7 tetori për t’i shënjestruar puçistët e dyshuar në forcat policore, përcjell Express.
Autoritetet turke janë duke kryer bastisje në Stamboll, dhe në mesin e oficerëve që po kërkohen janë edhe 30 zëvendës shefa të policisë, sipas Anadolu. /Express/