Prokurori i Shtetit të Spanjës, Hose Manuel Maza, kërkoi sot ngritjen e padisë për kryengritje kundër liderëve të Katalonisë për shkak të tentimit për shkëputjen e këtij rajoni nga Spanja, për të cilat parashikohen dënime me shumë vite burg.
Reuters shkruan se Maza ka kërkuar edhe ngritjen e akuzave për keqpërdorim të fondeve.