Prokurorët në Berlin njoftojnë se e kanë gjetur një letër të anëtarit të mirënjohur të Partisë Pirate të Berlinit, Gerwald Claus-Brunner, ku ai e pranon se ka vrarë një person para se ta vriste veten.
Sipas zëdhënësit Martin Steltner, 44-vjeçi Claus-Brunner e ka vrarë një 29-vjeçar për arsye personale dhe më pas ka kryer vetëvrasje, transmeton Express.
Ai nuk ka dhënë ndonjë shpjegim tjetër rreth arsyes së vrasjes.
Por, ai shtoi se Claus-Burnner vrau këtë person, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, më 15 shtator në apartamentin e tij, e më pas e kishte çuar trupin e tij në apartamentin e vet.
Të dy viktimat janë gjetur të hënën.