Aktuale

Projektligji për Trepçën merr vizën e Komisionit për Zhvillim Ekonomik

Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri gjatë takimit të sotëm ka votuar Projektligjin për Trepçën. Ky projektligj që shkon nesër në Kuvend, kaloi në komisionin në fjalë me një votë kundër të Listës Serbe.

Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje nuk mori pjesë në votim për arsyen se përfaqësuesi i këtij subjekti deputeti Glauk Konjufca nuk ishte i pranishëm se ndodhet nën arrest shtëpiak. Në këtë mbledhje si përfaqësues i VV-së mori pjesë Visar Ymeri dhe shpalosi vërejtjet për projektligjin e Trepçës.

Kurse përfaqësuesi i Listës Sasha Milosavljeviç tha se do ta kundërshtojnë këtë ligj duke shtuar më tej se Lista serbe nuk ka marrë pjesë fare në hartim të këtij projektligji. Projektligji u mbështet parimisht edhe nga përfaqësuesi i partisë tjetër opozitare Rrustem Berisha i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).