Aktuale

Projektligji për investime, i përgjysmuar (Video)

“Projektligji për investime strategjike është menduar më ndryshe , ndërsa tani është prezantuar krejtësisht një ligj tjetër. Dhe nga ky ligj nuk presim investime përderisa politikat fiskale i kemi më të shtrenjtat në Ballkanin perëndimor”.

Kështu thotë kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, duke shtuar se është më mirë të mos aprovohet një ligj i përgjysmuar dhe se kërkon që ai të korrigjohet.

Se Projektligji  për Investime Strategjike është i mangët e thotë edhe deputeti i pavarur dhe biznesmeni, Ramiz Kelmendi.