Sot Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë në kuadër të Programit operativ për zhvillim të resurseve njerëzore 2007-2013 (IPA Komponenti 4), i financuar nga Bashkimi Evropian organizon takim të parë për projektin “Krijimi i mundësive për punësime të reja të grave” , transmeton Gazeta Express duke iu referuar AIM.
Projekti do të zbatohet në partneritet me Shoqatën ‘Humanost’, Shkup dhe Kryqin e Kuq të Austrisë, njofton AIM.
Në takim do të prezantohen qëllimet e këtij projekti, në bazë të cilave do të zbatohen aktivitete gjatë vitit 2017 në territorin e qytetit të Shkupit. /Gazeta Express/





















