Arsim & Kulturë

Prof. dr. Rolando Marini mbajti ligjëratë për studentët e Kolegjit AAB

Krahas aktiviteteve të shumta, sot për studentët e Kolegjit AAB mbajti ligjëratë speciale profesori i Universitetit të Peruxhias në Itali, Prof. Asoc. Dr. Rolando Marini, me temën “Të rinjtë dhe mjediset e mediave të reja.

Me këtë rast, dekani Resul Sinani, duke falenderuar profesorin Marini për kontributin në këtë ligjëratë, tha se shpreson që studentët të përfitojnë nga kjo ligjëratë pasi që është e një rëndësie të veçantë.

Prof. Asoc. Dr. Rolando Marini, përmendi disa pika kryesore por ai shtoi se mediat në thelb duhet të shihen në mënyrë kritike si dhe pasi që media është e shpërndarë çdo kund, sipas tij, është më e lehtë që të studiohet vetëm një media.

Tutje, Prof. Asoc. Dr. Rolando Marini, duke folur para studentëve të Kolegjit AAB tregoi për eksperiencën që ka me hulumtimin e bërë në Itali, ai shtoi se kualiteti i hulumtimeve është shumë i rëndësishëm pasiqë na tregon se si njerëzit tregojnë për eksperiencat e tyre.

Prof. Rolando Marini shtoi se njëra ndër përparësitë kryesore për lirinë e shprehjes është mjedisi mediatik.

Në fund, u zhvillua edhe një debat tejet interaktiv me studentët e pranishëm në këtë aktivitet./ GazetaKNN/