Aktuale

Prodhimi i targave, proces i tejzgjatur(Video)

Për shkak të komplikimeve procedurale Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës në mungesë të targave të rregulla po vazhdon me lëshimin e targave të përkohshme.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Punëve të Brendshme të publikuar në ueb faqen e tyre thuhet se për shkak te komplikimeve të krijuara procedurale, Ministria e Punëve të Brendshme ka shfrytëzuar të drejtën e furnizimit emergjent me targa për një sasi të kufizuar.

Ndërsa qytetarët shprehen se ndjehen të malltretuar me këto vonesa dhe se kjo gjë nuk është e arsyeshme.

Nexhat Hajrullahu thotë se qytetarët donë shërbime sa më të lehta dhe jo pengesa e vonesa.