Personat që punojnë në zyra e dinë mirë se çdo të thotë të kalosh një kohë të gjatë ulur përpara kompjuterit.
Pavarësisht arsyes se përse qëndrojmë ulur, duhet të theksojmë faktin se çdo vit qindra mijëra njerëz i drejtohen spitaleve pasi ndiejnë dhembje mesi, por shumë pak e dinë se këto dhimbje shkaktohen për shkak të presionit që ushtrohet në atë pjesë në momentet që qëndrojmë të ulur.
Gjatë qëndrimit ulur, nuk është vetëm shpina ajo që dëmtohet, por edhe pozicioni i trupit në përgjithësi, sistemi i qarkullimit të gjakut, muskujt, nervat, sytë dhe truri.
Qëndrimi ulur është një ndër shkaktarët kryesorë të shumë sëmundjeve të kohëve moderne.
Disa nga problemet që shkakton qëndrimi ulur për një kohë të gjatë mund të përmendin: Muskuj abdominalë të butë, mungesë përqendrimi, dhimbje shpatullash dhe shpine, shpinë jo elastike, dëmtim të diskut vertebral, qafë të tendosur, obezitet si pasojë e mungesës së aktivitetit fizik etj.
Gjëja më e mirë që mund të bëni për të përmirësuar shëndetin tuaj është të shmangni sa më shumë të mundeni qëndrimin ulur dhe të bëni sa më shumë aktivitet fizik.