ShowBiz

Problemet me frymëmarrje e detyrojnë Ritën ta bëjë këtë gjë në rrugë

Rita Ora ditë më parë kishte bërë të ditur se kishte disa probleme shëndetësore.

Ajo është duke marrë një trajtim mjekësor, andaj ajo po përdorë një paisje të quajtur “aerosol”, shkruan lajmi.net.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes rrjeteve sociale, ndërsa edhe gjatë ditës së sotme ka publikuar pamje të reja me të njëjtin apart teksa ecte rrugëve.

Ky trajtim mjekësor këngëtaren e ndihmon edhe në ushtrimin e zërit, për t’i tejkaluar këto probleme.

Për ndryshe këngëtaren do të kemi mundësi ta shohim nesër në koncertin për 10 vjetorin e Pavvarësisë së Kosovës. /Lajmi.net/