Shëndetësi

Problemet me astmën: Këto tetë gjëra ju ndihmojnë në ushtrime

Mjekët këshillojnë pacientët që vuajnë nga astma që të praktikojnë ushtrime intensive të moderuara.

Nëse pacientët e prekur astma janë mirë të kontrolluar, atëherë nuk ka arsye për të kufizuar zgjidhjet e tyre gjatë ushtrimeve. Por, nëse jeni i ri në ushtrime, atëherë rekomandohet të bëni ushtrime me intensitet të ulët.

Shëtitja, noti dhe joga rekomandohen nga mjekët. Po ashtu rekomandohen edhe lojërat e sportit si kriketi, i cili mund të ndihmojë në zbutjen e simptomave të astmës.

Rekomandohet që personat e rritur të ushtrojnë deri në gjysmë ore në ditë, për pesë ditë në javë.

Ushtrimet janë të mira për astmën, pasi që e përmirësojnë punën e mushkërive dhe po ashtu rritin imunitetin tuaj, kështu që simptomat e astmës shkaktohen më pak nga ftohjet.

Fëmijët e prekur nga astma që kanë probleme me stomak duhet të ndalojnë ushtrimet urgjentisht.

Këto janë këshillat për personat e prekur nga astma gjatë ushtrimeve:

1. Gjithmonë mbani inhaluesin tuaj të kaltër me vete

2. Vishni një shall nëse jashtë është ftohtë

3. Bëni stërvitje në shtëpi nëse astma juaj nxitet veçanërisht nga moti i ftohtë

4. Merrni inhaluesin nëse simptomat janë shkaktuar nga poleni

5. Mos ushtroni jashtë në ditët kur ka ndotje të lartë

6. Tregoni njerëzve për astmën tuaj, në mënyrë që ata të mund të shikojnë simptomat tuaja

7. Mbajeni një plan veprimi të azhurnuar

8. Gjithmonë ngrohuni para stërvitjes, për qenë më fleksibil.

Pacientët rekomandohen që gjithmonë të mbajnë inhaluesin e tyre të kaltër gjatë ushtrimit. Astma mund të shkaktohet nga moti, emocionet, madje edhe nga seksi. Duke ditur se cilat janë shkaktarët, kjo ju ndihmon të përballoni më me efikasitet astmën tuaj.