Aktuale

Probleme në mes të shqiptarit dhe serbit për pronë (Video)

Dy familje nga Parallova e Novobërdës, Ibishi dhe Stojkoviq, kanë probleme rreth një prone prej një hektari, njofton Klan Kosova.

Dragan Stojkoviq po e akuzon familjen Ibishi se po e shfrytëzon parcelën për të cilën ai pretendon se ka autorizim që ta punojë.

“Kam problem me familjen Ibishi. Problemi është i kahershëm për pronën. Ai vjen këtu i lëshon bagëtitë dhe sillet sikur të ishte pronë e tij” ka deklaruar Stojkovic.

Mirëpo këto akuza i mohon Sabri Ibishi, i cili ka thënë që problemi qëndron në pronat që ky i ka blerë nga familjarët e fqinjit serb.

Në mes këtyre dy palëve të dielën ndodhi edhe një incident. Të dy familjet pohojnë se u gjuajtën me gurë nga anëtarët e familjes tjetër.

Ndërsa policia ka thënë situatën e kanë nën kontroll në këtë zonë, meqë dy herë brenda 24 orëve e patrullojnë këtë fshatë për të evituar incidente të mundshme.