Tri rrugë të qytetit të Prizrenit do të jenë të bllokuara për kalimin e automjeteve, për 10 ditë.
Kjo sipas njoftimit të Komunës, do të ndodh për shkak të punimeve në infrastrukturën rrugore, përcjellë lajmi.net.
“Për shkak të punimeve për rehabilitim të ujësjellësve, kanalizimeve dhe pusetave, në disa rrugë të qytetit qarkullimi i veturave do të jetë përkohësisht i ndaluar”, njofton Komuna.
Kështu, rrugët “Aleksandër Flemingu”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Indrit Cara – Kavaja” për shkak të këtyre punimeve do të jenë të bllokuara nga data 05.10.2018 deri më 15.10.2018.
Komuna e Prizrenit lut qytetarët të kenë mirëkuptim dhe t’i shfrytëzojnë rrugët e tjera alternative derisa të kthehen këto rrugë në gjendje të rregullt. /Lajmi.net/