Aktuale

Prizren, vjedh stoli ari, arrestohet

Dy të dyshuar kanë vjedhur stoli ari në Prizren.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar nën dyshimin se i njëjti së bashku me një person tjetër, kanë depërtuar me forcë në brendinë e shtëpisë së viktimës femër shqiptare dhe nga aty kanë vjedhur stoli ari.

Në njoftim të Policisë thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./KosovaPress/