Aktuale

Prizren, godet këmbësorin dhe ikën nga vendi i ngjarjes

Të mërkuren në rrugën “Zahir Pajaziti” në Prizren, përderisa një person ishte duke lëvizur me veturë ka goditur një këmbësor (mashkull), me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore.
Viktima është dërguar në spitalin e Prizrenit dhe është jashtë rrezikut për jetën.

“ I dyshuari është larguar nga vendi ngjarjes, njësitet policore relevante janë në kërkim të të dyshuarit”- njofton policia./Gazeta Express