Aktuale

Prizren: Gjendet i vdekur një person në rrugë

Në rrugën “Edit Druhem” në Prizren, të hënën është gjetur një trup i pajetë i viktimës mashkull nga komuniteti shkali, njofton policia, transmeton Klan Kosova.

Sipas dëshmitarëve, viktima ka qenë i pastrehë dhe përdorues i alkoolit. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë u dërgua në obduksion.