Aktuale

Prizren: Arrestohen pesë persona

Raportohet se pesë persona janë rrahur në mes vete në sheshin “Shadervan”, në Prizren, raporton Policia e Kosovës.

Si pasojë, lëndime trupore kanë pësuar tre prej tyre të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.