Katër persona janë arrestuar sot pas bastisjeve të kryera në Suharekë dhe Rahovec.
Përmes një komunikate për media Policia e Kosovës bën të ditur këto kontrolle janë kryer pas urdhëresës së lëshuar nga gjykata në vazhdimësi të hetimit të rastit të një personi të zhdukur në Prizren, transmeton Koha.net.
Më tutje thuhet se tri kontrolle janë bërë në Suharekë dhe një në Rahovec, me ç’rast janë arrestuar të dyshuarit R.A, SH.K, R.B dhe F.F.
“Te i dyshuari R.A gjate bastisjes në shtëpinë e tij janë sekuestruar përkohësisht: dy shtëpiza të kompjuterit dhe një USB në cilësinë e provave materiale. Të arrestuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës”, thotë PK.
Me aktvendim të Prokurorit të Shtetit personat e dyshuar janë ndaluar në mbajtje për 48 orë. Rasti vazhdon të hetohet nga SRH-Prizren.