Të dhënat e fundit që ka publikuar Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar shihet se pritjet thuajse në të gjitha pikat kufitare janë shkurtuar.
Pritja më e gjatë për të hyrë në Kosovë është dhjetë minuta, e po ashtu edhe për të dalë nuk duhet të presësh më shumë 10 minuta, raporton FaktePlus.
Bazuar në të dhënat e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të publikuara sot pak pas orës 8:00, shihet se në të gjitha pikat kufitare janë të lira dhe se hyrja dhe dalja mund të bëhet nga maksimalisht deri në 10 minuta.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, gjithashtu ka treguar se të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe nuk ka ndonjë problem për qakullim./FaktePlus
