Aktuale

Pritje zyrtare për Haradinajn në Tiranë

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është pritur në Shqipëri me ceremoni zyrtare. Para Pallatit të Brigadave në Tiranë Haradinaj dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama kanë parakaluar para Gardës Ceremoniale pas intonimit të dy himneve, ai kombëtar dhe i Kosovës.

Haradinaj dhe Rama do të dalin në një konferencë të përbashkët në orën 11 e 30.

Haradinaj në Tiranë do të takohet përveç me kryeministrin Rama, me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi si dhe me kryetarin e PD-së Lulzim Basha./KosovaPress/