Aktuale

Pritja e veçantë e Thaçit në Maltë, nëpër imazhe (Foto)

Pritja që i është bërë Presidentit Hashim Thaçi në Maltë, është njëra nga më të veçantat që kur ai ka marrë mandatin e të parit të shtetit.

Thaçi të hënën është pritur me nderime të larta shtetërore nga presidentja e Maltës, Marie Louise Coleiro Preca, në Pallatin Presidencial në Valeta që është kryeqytet i Maltës.

Njëra nga rrugët e qytetit, e mbushur nga të dyja anët me njerëz ishte dekoruar me flamurin e Kosovës, në një rresht të tërë dhe përmesi kalonte eskorta e Thaçit.

Njëra nga veturat madje, në ballë mbante flamurin e shtetit të Kosovës.

Para takimit, presidenti Thaçi dhe homologia e tij kanë parakaluar para Gardës së Nderit të Maltës në sheshin kryesor të Valetas.

Presidenti Thaçi, po ashtu ka vënë kurora lule në memorialin e dëshmorëve në kryeqytetin maltez. Gjatë ditës, presidenti do të ketë takime të shumta me përfaqësues të jetës publike dhe politike në Maltë.