Posti i ministrit të Brendshëm i Qeverisë Haradinaj sërish do të mbetet i zbrazët. Ministri i ri, Bejtush Gashi, i cili ka marrë detyrën vetëm pak muaj më parë, do të shkarkohet së shpejti.
Burime të Gazetës Express nga Qeveria bëjnë të ditur se Gashi do të lirohet nga detyra e tij si ministri i Punëve të Brendshme.
Ministria e Brendshme udhëheqet nga AKR, ndërsa ky dikaster ka ndërruar dy ministra.
Fillimisht Kryeministri Haradinaj e kishte kërkuar dorëheqjen e Sefajt pas deportimit të gjashtë shtetasve turq për në Turqi, pa dijeninë e tij, derisa e kishte emëruar Bejtush Gashin, si Ministër të Punëve të Brendshme më 13 prill të këtij viti.
Ndryshe, Gashi ka qenë zëvendësministër në Ministrinë e Forcës se Sigurisë se Kosovës.