Aktuale

Prishtinës i dhurohen fidane nga Japonia

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ka pranuar një donacion prej 30 fidanëve nga Qeveria e Japonisë.

Të pranishëm në mbjelljen e fidanëve të llojit “Cherry Blossom Tree” me kryetarin Shpend Ahmeti kanë qenë ministrja e Shtetit të Japonisë, Toshiko Abe, si dhe zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli.

Në këtë rast, Ahmeti falënderoi Qeverinë japoneze për këtë donacion, përmes të cilit pret të zbukurohet edhe më shumë parku pranë shtatores se Ismail Qemalit.

the authorBurbuqe Metolli