Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prishtinë janë vjedhur disa kompjuterë dhe gjëra tjera elektronike.
Në një njoftim, bëhet e ditur se dy viktimat meshkuj shqiptarë, kanë raportuar se të dyshuar të panjohur kanë vjedhur disa kompjuterë, llaptop dhe disa gjëra tjera elektronike.
Sipas Policisë vlera e gjërave të vjedhura arrin në 7265 euro, ndërsa njësitet policore janë duke kryer hetime lidhur me rastin./KP