Një femër është goditur nga një veturë, e cila drejtohej nga një mashkull. Rasti ka ndodhur në Prishtinë në rrugën Xhavit Ahmeti.
Sipas Policisë së Kosovës, viktima është dërguar në spital për trajtim mjekësor dhe i dyshuari është në kërkim, transmeton IndeksOnline.
“Viktima femër K/Shqiptare ka pranuar trajtim mjekësor pasi që e njëjta është sulmuar-goditur me veturë nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili është larguar në drejtim të panjohur dhe gjendet në arrati. Njësitet përkatëse policore janë duke hetuar rastin”, bën të ditur policia./IndeksOnline