Aktuale

Prishtinë: Plumbi “qorr” godet veturën

Në rrugën “Sadik Rama” në Prishtinë, një person ka informuar se vetura e tij e cila ishte e parkuar në oborrin e shtëpisë, është goditur nga një plumb qorr, thuhet në raportin e PK’së, transmeton Gazeta Express.

Në vend të ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një predhë.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.