Policia ka njoftuar se dje në Prishtinë saktësisht në rrugën “Vëllezërit Fazliu”, janë përleshur dy meshkuj për shkak të një mosmarrëveshje në trafik.
“Rr. “Vëllezërit Fazliu”, Prishtinë 18.01.2017 -09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje në trafik ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull K-Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”- thuhet në njoftimin e policisë.