Një vajzë është sulmuar fizikisht nga dy vajza tjera dhe një mashkull, pas mosmarrëveshjeve që kishin.
Sipas Policisë, pas sulmit i cili ka ndodhur në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë, viktima ka pranuar trajtim mjekësor.
Të dyshuarit tani gjenden në arrati, ndërsa rasti po hetohet nga policia.
“Viktima femër K/Shqiptare, ka pranuar trajtim mjekësor pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshjeje është sulmuar fizikisht nga tre të dyshuar, dy femra dhe një mashkull K/Shqiptar, të cilët gjenden në arrati. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.