Dje në Prishtinë policia ka arrestuar një person të gjinisë mashkullore pasiqë i njëjti ka kanosur me armë zjarri dy viktima , një mashkull dhe një femër.
“Rr. Dibra, Prishtinë(NN)25.08.2016-16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti ka kanosur me armë zjarri dy viktima , një mashkull dhe një femër K/Shqiptar-e. Te i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike AK-47 me një karikatorë me 8 copë fishekë . I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor, transmeton Gazeta Express.