Aktuale

Prishtinë: Kapet me marihuanë, arrestohet i mituri

Policia e Kosovës ka arrestuar një të mitur në lagjen Dardania të Prishtinës, i cili është kapur me marihuanë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar i mitur, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një sasi e vogël me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport të policisë.