Gjatë ditës së djeshme në Prishtinë është raportuar për një aksident trafiku me lëndime.
Nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se  një veturë e tipit “Seat Toledo”, ngjyrë e kaltër me targa të Shqipërisë,  dyshohet se ka goditur viktimën  e gjinisë femërore.
Pas rastit, viktima për shkak të lëndimeve trupore të marra është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Vozitësi i veturës pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes.
Nuk raportohet për të arrestuar./Lajmi.net/
			
				




















