Nga raporti ditor i Policisë është bërë e ditur se dje në rrugën “Ismail Dumoshi” në Prishtinë është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që tek i njëjti gjatë kontrollit (në rroba) i janë gjetur dhe konfiskuar 9-qese substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
“Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”- thuhet në raportin e Policisë. /Gazeta Express