Aktuale

Prishtinë, burri e rrah gruan

Policia ka njoftuar se një femër nga Prishtina ka lajmëruar rastin në polici, pasi bashkëshorti i saj e kishtë sulmuar fizikisht.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka marrë trajtimin mjekësor.

“Prishtinë, 09.10.2016, në orën 20:30. Viktima femër K-Shqiptare ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj – i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. /Express/