Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në kuadër të luftimit të trafikimit me njerëz në vazhdimësi ka ndermarr veprime hetimore dhe operacionale për parandalim, identifikim dhe arrestim të përsonave të dyshuar të involvuar në aktivitete të tilla të kunderligjshme.
Në dy raste të ndara, janë arrestuar 6 persona të dyshuar për involvim në trafikim me qënie njerëzore dhe prostitucion në Prishtinë.
“Me datën 06.10.2016 pas një hetimi të bërë nga njësiti i hetimeve të trafikimit me qenie njerëzore i Policisë së Kosovës në Gjakovë janë arrestuar tre (3) përsona (inicialet: L.N.-shqiptar/kosovar; P.K. -rom/kosovar; dhe L.G-shqiptar/kosovar) nën dyshimin e bazuar për kryerjen e veprave penale trafikim me njerëz, shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit dhe keqtrajtim seksual i personave nën moshën 16 vjet.
Me vendim të prokurorit kujdestar dy të dyshuar në këtë rast ndalohen për 48 orë, përderisa i dyshuari i tretë është liruar në procedurë të rregullt .
Viktima e këtij rasti me kërkesën e saj pas intervistimit në prezencë të mbrojtësit e viktimave është dërguar tek familja”, ka njoftuar policia.
Ndërsa në rastin e dytë është arrestuar e dyshuara me iniciale: E.R femër nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion”, ndërsa të dyshuarit me iniciale A.R mashkull dhe V.R femër nën dyshimin për kryerjen e veprës kundërvajtëse “Marrje me Prostitucion”.
“Pas marrjes në pyetje, lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit pran Prokurorisë Themelore në Prizren, dhe me vendim të tij, tre te dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia.
Lidhur me rastin si provë materiale janë konfiskuar 290 euro që janë gjetur tek dy të dyshuara./KosovaPress/