Një person është arrestuar dy ditë më parë në Prishtinë, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht dhe e ka kanosur me armë bashkëshorten e tij.
Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar armën –pistoletë me një karikator me pesë fishekë të kalibrit 9 mm.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /KosovaPress/