Aktuale

Prishtinasi i dehur shkakton vetëaksident

Një vetëaksident ka ndodhur dje në Veternik.
Policia raporton se i dyshuari ishte nën ndikim të alkoolit derisa po vozite dhe e ka humbur kontrollin.

Me këtë rast është goditur me mbrojtësen e metalit në rrugë.

Si pasojë e aksidentit, pasagjeri ka marrë lëndime të rënda trupore.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.